Të izoluar prej 1 viti, banorët e Ungrejt në Lezhë ngrihen në protestë: Ura është shembur prej 2021, të rindërtohet

9 Korrik 2022, 16:43

Mungesa e një ure ku të kalojnë i ka ngritur në protestë banorët e tre fshatrave të Njësisë administrative Ungrej, në Lezhë të cilët prej më shumë se një viti kanë mbetur të izoluar. Të detyruar të kalojnë përmes lumit, banorët i bëjnë apel pushtetit vendor të rindërtojë urën e shembur prej qershorit të vitit 2021.