Të prekurit me COVID shkojnë në moment të fundit në spital! 20 urgjenca në ditë, mbi 95% e pacientëve të pavaksinuar

12 Nëntor 2021, 16:15

Në spitalet COVID ka një shtim të pacientëve të shtruar ku mesatarisht çdo ditë paraqiten 20 urgjenca. Mjekja infeksioniste Esi Duka tregon se pjesa më e madhe e këtyre rasteve janë në gjendje të rëndë për shkak se paraqiten me vonesë në spital.

‘Shumica e rasteve janë në forma të rënda të sëmundjes që kanë qëndruar për një periudhë kohore mbi një javë ose mbi 10 ditë në kushte shtëpie, nje pjesë e të cilëve janë mjekuar në kushte ambulatore por një pjesë edhe ndoshta pa marrë mjekim.  Ka prekje të mushkërisë kryesisht por në raste të tjera edhe prekje multiorganore dmth të organeve dhe sistemeve të tjera, të zemrës, veshkave apo edhe të sistemit nervor qendror.’- u shpreh mjekja.