‘Të punojmë së bashku pavarësisht kufijve’, ‘mesazhi’ i shpendëve migratorë për njerëzit

9 Tetor 2021, 14:57

Në ditët dedikuar migrimit të shpendëve, shoqatat mjedisore u kujtojnë njerëzve rëndësinë jo vetëm të ruajtjes së natyrës  por edhe mesazhit që përcjellin shpendët shtegtarë. Ata ngrenë foletë e tyre kudo që përshtaten me natyrën. Sipas specialistëve të mjedisit, edhe njerëzit duhet të kenë këtë qasje me njëri-tjetrin, pavarësisht ndarjes së kufijve. Report TV ka udhëtuar drejt dy zonave më të rëndësishme të qëndrimit të tyre në vendin tonë, në Lagunën e Nartës dhe në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.