‘Të puthura nga dielli’,historia e Artës nga Dukagjini në sallonin luksoz italian: Ishte burri që...

9 Qershor, 13:45 | Përditesimi: 9 Qershor, 13:45

Në botën e bukurisë ekzistojnë emra që nuk përfaqësojnë thjesht produkte apo stil, por një filozofi të tërë elegance, arti dhe luksit italian. Një prej tyre është pa dyshim Aldo Coppola - brandi që revolucionarizoi mënyrën se si gratë kujdesen për flokët, duke sjellë natyralitetin, finesën dhe konceptin e “beauty experience”. Sot në "Rreze Dielli" prezantojmë Artën, një grua që e solli këtë frymë edhe në Shqipëri, një sipërmarrëse elegante, pasionante dhe vizionare, e cila besoi se edhe gratë shqiptare meritonin të preknin standardin premium të beauty-t italian. Ajo nuk sjell vetëm një markë të famshme, por një mënyrë të re të të jetuarit bukurinë.

MC/Shqiptarja.com