Një aksion i forcave Operacionale të Drejtorisë së Policisë Vendore të Lezhës në zonën e Kurbinit është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri dhe plagosjen e një personi.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Laçit, ku sipas burimeve policia kishte shkuar për të prangosur një të ri dhe në ato momente është qëlluar me armë zjarri.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë blutë kishin marrë informacion se shtetasi i kërkuar po lëvizte me automjet, në lagjen nr. 4, Laç.

















