Të shtëna me armë në mes të Athinës, 89-vjeçari hap zjarr në gjykatë dhe në zyrën e sigurimeve, 5 të plagosur

28 Prill, 12:25 | Përditesimi: 28 Prill, 12:25

Të shtëna me armë në zemër të Athinës kanë lënë sot të pesë persona të plagosur, kur një burrë 89-vjeçar  hapi zjarr në dy institucione brenda pak minutash.

Ngjarja e parë u regjistrua në një zyrë të sigurimeve shoqërore në rrugën “Keiriadon 4”, në zonën Kerameikos, ku u plagos një punonjës.

Pak më vonë, i njëjti autor dyshohet se u shfaq në Gjykatën e Apelit në rrugën “Kyrillou Loukareos”, në Ambelokipi, ku hapi sërish zjarr dhe plagosi të paktën tre persona të tjerë.

A.A/Shqiptarja.com