Të shtëna me armë zjarri në Klos, vritet 17-vjeçari pas konfliktit për një vajzë! 2 të plagosur

12 Tetor 2022, 14:32 | Përditesimi i fundit: 2022-10-12 20:01:06

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Klos, ku është vrarë një 17 vjeçar dhe janë plagosur 2 të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të qytetit.

Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, për një vajzë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të mësuar detajet.