Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një i plagosur paraqitet në spital

18 Shtator 2022, 21:20

KORÇË- Të shtëna me armë janë regjistruar në Korçë mbrëmjen e kësaj të diele. Report Tv mëson se Romeo Berberi është paraqitur i plagosur në spitalin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në Xhaminë e Re në lagjen 16 të Korçës.   Ende nuk dihet autori apo motivi i kësaj plagosjeje, e cila u raportua nga gazetari Armando Braho vetëm pak minuta më parë.