Të shtëna në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë, i pranishëm edhe Trump! Presidenti shëndoshë e mirë, arrestohet autori 31-vjeçar

26 Prill, 07:52 | Përditesimi: 26 Prill, 07:52

Donald Trump është nxjerrë me urgjencë nga darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pasi u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Presidenti amerikan është shëndoshë e mirë. Ai dhe Melania Trump u larguan menjëherë, bashkë me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth,

Një burrë i armatosur me një armë gjahu qëlloi ndaj një agjenti të Shërbimit Sekret, i tha një zyrtar i FBI-së agjencisë Reuters.

Një i dyshuar është arrestuar. Ai është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç nga Kalifornia. Allen ka deklaruar se donte të shënjestronte zyrtarët e administratës Trump.

I.M/Shqiptarja.com