Të shtënat me armë në 'Don Bosko', lokali në pronësi të Fatjon Muratit, mik i Endrit Dokles!

12 Mars 2023, 22:32

Lokali ku ka pasur të shtëna me armë zjarri rezulton në pronësi të Fatjon Muratit, emër i njohur i botës së krimit. Ai ndodhet pas hekurave që prej tetorit të vitit të kaluar pasi u kap në një makinë me Endrit Doklen.

Murati ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në makinën ku u arrestua ishte në praninë e Dokles dhe Gentian Reçit, kunati i Dokles. 

Urdhër arresti për Muratin ishte aktiv prej muajit korrik 2022 llogari të hetimeve pasi u kap bazë armësh në Tiranë dhe në të cilën është arrestuar edhe shoku i tij Kristjan Gjini

  •