Të shtënat me armë në Tiranë, shkak u bë zhurma e djalit 3-vjeçar! Gruaja i tregoi konfliktin me fqinjin, burri merr armën dhe e qëllon

28 Tetor 2022, 11:12

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Jonian Shehu. Sipas burimeve, shkak i konfliktit ka qenë zhurma që shkaktonte djali tre vjeç i autorit të plagosjes, Olsi Bllaci.