Të vendosura në lagjet Dobraç e Kiras nga grupet kriminale për të mbikëqyrur lëvizjet e policisë, çmontohen 21 kamera sigurie në Shkodër

14 Janar 2023, 16:27 | Përditesimi i fundit: 2023-01-14 17:21:57

Policia e Shkodrës ka çmontuar 21 kamera sigurie të cilat dyshohet se ishin vendosur në shtyllat elektrike nga grupet kriminale me qëllim mbikëqyrjen e lëvizjeve të policisë për të siguruar informacionet që u nevojiteshin.