Të verbërit marshim për rritjen e pagës së paaftësisë, shoqata: S’jemi të verbër ndaj të drejtave tona! Agron Hita nga Fieri: S’përballojmë as jetesën minimale

18 Tetor 2023, 18:14

Shoqata e të verbërve të Shqipërisë marshoi në shenjë sensibilizuese dhe proteste për të kërkuar të drejtat që sipas tyre janë shkelur gjatë viteve të fundit. Me argumentin se trajtimi i tyre financiar është minimal, ata kërkojnë që të paguhen në nivelin e minimumit jetik, trefishim të pagesës së shoqëruesit, por edhe shkollim të denjë.