Të vërtetat e një presidenti, i ftuar Bamir Topi / Pjesa e dytë

20 Maj, 09:31

Të vërtetat duhen thënë! Duket se kjo shprehje ka qenë një pikënisje për ish-presidentin Bamir Topi për të shkruar librin e tij "Nocturn", (Kur arsyeja errësohet nga pushteti).

Familja, debati për Tiranën, jeta personale, hyrja në politik, parlamenti, ngjarjet e gërdecit, 21 janari, ngjarjet e Kosovës, hyrja në NATO, etika në politik dhe media. Kjo është struktura e librit autobiografik të ish- presidentit, ku është ndalur të flasë për disa nga çështjet më pikante që kanë ndodhur në Shqipëri në kohën kur ai drejtonte institucionin më të lartë në vend.

Bisedën e tij në "Repolitix" në studion e Report Tv me gazetarin Denis Minga, Topi e ka nisur me një përgjigje për ish-presidentin, Bujar Nishani. Topi e ka quajtur si një reagim vulgar, që nuk bën gjë tjetër veç se konfirmon atë të vërtetë që ai ka shkruar në libër: që janë njohur në një karburant.

"Bujar Nishani zë vetëm një faqe e gjysmë, nga 400 faqe. Ka qenë një reagim shumë nervoz dhe e panevojshme dhe e ndjej një humbje kohe që të vazhdojë të komentojë se ç'ka thënë Nishani. Para se të kem karrierë politike, kam pasur karrierë akademike. Bën një reagim shumë të ashpër, por konfirmon që e kam njohur në karburant. Këto janë të vërtetat e mia. Kjo është e vërteta. Unë nuk jam marrë asnjëherë se çfarë thonë të tjerët. Kam vendosur vetëm kushtet si jemi njohur", shprehet Topi.

Programe të tjera