Bamir Topi: Si e futa Nishanin në politikë nga punonjës karburanti

Bamir Topi: Si e futa Nishanin në politikë nga punonjës karburanti

Bujar Nishani ishte thjeshtë një punonjës karburanti tek Plepat në Durrës kur Bamir Topi e futi në politikë dhe e takoi për herë të parë me Sali Berishën. Berisha nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë emrin e Bujar Nishanit, deri kur ia propozon për herë të parë Topi si kandidat për të zëvendësuar Shaban Meminë si sekretar të degës së PD së Tiranës. Berisha kërkonte ta hiqte ‘qafe’ Meminë pas humbjes dramatike në Tiranë në zgjedhjet parlamentare të 2001.

Detajet se si Nishani hyri në politikë i rrëfen ish-presidenti Bamir Topi në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti). Ish-presidenti Bamir Topi thotë se ku i përmendi emrin e Nishanit, Berisha i kishte thënë se nuk e njihte, ndërsa e kishte pyetur për profesionin. Topi i thotë Berishës se Nishani ka qenë oficer, ndërsa nuk i tregon se punonte në një pikë karburanti.

“–Mendoj që pas rezultateve zhgënjyese, Shaban Memia duhet të lirohet nga detyra e sekretarit, -tha ai (Berisha). Vendosa të mos shprehesha dhe të dëgjoja se ku do të dilte. -Unë nuk kam një emër për ta zëvendësuar dhe po e pate ndonjë, na thuaj ta propozojmë në mbledhjen e radhës në Kryesisë, - tha Berisha. Pas një pauze të shkurtër i them se nuk kam përse mendohem, sepse e kam një emër. -Cili është? -Është personi që ka qenë kryetar komisioni në zonën tim elektorale, Bujar Nishani quhet, - i thash duke menduar se do e njihte ndopak. -Nuk e njoh, çfarë profesioni ka ky? -Ka qenë oficer dhe tani punon në një biznes privat, i punësuar. E lash shpjegimin me kaq, për të mos e ndërlikuar situatën, duke mos i thënë që punonte në një pikë karburanti. Në fakt unë doja shumë që aty të ishte Bujari, pasi krijova konsideratë për të dhe doja t’ia ‘shpërbleja’ angazhimin që pati në punën e komisionit të zonës sime, ku beteja zgjedhore ishte një nga më të fortat në Tiranë. Berisha, pasi u mendua pak, me sa duket duke mos pasur ndonjë emër tjetër në mendje vazhdoi: Hajde nesër së bashku me të, ta takoj njëherë!”, shkruan Topi.

Takimi me Berishën

Topi tregon se si e futi për herë të parë Bujar Nishanin në zyrën e Berishës. “-Dakord! – thash dhe pasi u ndamë kontaktova me Bujarin duke i thënë të takoheshim shpejt. I thashë gjatë takimit të gjithë bisedën dhe pashë tek ai një gëzim të dukshëm. -Të falënderoj pa masë, - tha Bujari. -Nuk ka përse, - thashë. –Nuk e di si do të shkojë deri në fund, por besoj se do të bëhet. Të nesërmen u futa në zyrë te Berisha i shoqëruar nga Bujar Nishani. Takimi midis tyre, me sa kuptova, ishte i pari dhe po konfirmoheshin fjalët e Berishës se nuk e njihte atë njeri. Pas pak minutash ishim sërish vetëm me Saliun dhe vendosëm ta paraqesim pasnesër si emër. Në mbledhjen e radhës së Kryesisë Bujar Nishani u emërua sekretar dege i Tiranës. Në muajin shkurt të vitit 2002, ne vendosëm të hyjmë në Parlament, i cili drejtohej nga Namik Dokle. Me Namikun folëm për modalitetet dhe, natyrisht, ai si i zgjuar dhe xhentil që ishte, filloj të krijojë klimë për një bashkëpunim në nivel zyrtar. Problemi i madh politike për Sali Berishën në të vërtetë ishte emri i Fatos Nano, me të cilin kishin veç politikës, probleme të vjetra deri personale”, shkruan 

Si u njohën Topi dhe Nishani

Në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), ish-presidenti Bamir Topi rrëfen se si ka njohur ish-presidentin Bujar Nishanin. “Bujar Nishanin e kam njohur në një situatë mjaft të veçantë, në një ditë prilli të vitit 2001. Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, ku unë isha anëtar kryesie, po diskutohej ndarja e zonave të kandidatëve për deputetë në qytetin e Tiranës. Në përfundim të mbledhjes unë u caktova në zonën e Xhamllikut, ku përfshiheshin lagje me qytetarë autoktonë, por edhe shumë të ardhur, sidomos në pallatet tek ‘Varri i Bamit’. Meqenëse zona ishte shumë e vështirë, menjëherë pas mbledhjes në orët e mbrëmjes shkova të takoj mikun tim Veli Rada, i cili ishte koordinatori i Partisë Demokratike për zonën. Vizita ime iu duk surprizë dhe i shqetësuar më thotë: ‘Hajër ishalla’. –‘Jo, jo, s’ka gjë, por erdha të njoftoj se u caktova kandidat për deputet në këtë zonë’. U gëzua pa masë duke më dhënë kurajo se do ta fitonim garën. –Më thuaj, Veli, ndonjë emër për ta vendosur kryetar të qendrës zgjedhore të zonës, - i thashë unë. –Nuk e di, por ne kemi pasur disa oficerë në lirim që i merrnim për komision, -vazhdoi Veliu. –A ke ndonjë numër telefoni? –e pyeta unë. –Jo, - tha Veliu, - por kemi emrat e tyre dhe me sa di unë njëri prej tyre, Bujar Nishani, punon në zonën e Plepave në Durrës, në një karburant. –Ok, - i thash po shkoj ta takoj. Të nesërmen, së bashku me Kujtim Merepezën u nisëm drejt Durrësit dhe në një pikë karburanti pranë Konvaleshencës së Ministrisë së Mbrojtjes tek Shkëmbi i Kavajës, shikoj dikë që po furnizonte me karburant një autobus që shkonte drejt jugut. –Kujtim, shko e pyet kush është Bujar Nishani! – thashë unë, ndërkohë që shihja kush do të ishte prej dy punonjësve të pikës. Kujtimi bisedoi me personin në fjalë, afrohet tek unë. – Ai është, por sa të furnizojë autobusin do të vijë! Vërtetë ai erdhi duke kërkuar ndjesë, por edhe me kureshtje se ç’ishte ky takim, ndërkohë që ne nuk njiheshim. –Përshëndetje Bujar! –Përshëndetje! Sigurisht unë ju njoh! – tha Bujari. –Kam ardhur të të bëj një propozim për të punuar me mua për zgjedhjet politike të qershorit dhe për të qenë kryetar i KZAZ-së së zonës 35- i thash. Mbeti disi i hutuar dhe priste ndonjë sqarim më shumë. –Nëse pranon, do të largohesh nga puna, pasi do të jesh çdo ditë në komision! Mendohu dhe më thuaj në telefon. U ndamë për t’u dëgjuar në mbrëmje. Më telefonoi dhe me tha se pranonte dhe kështu nisi bashkëpunimi ynë”, shkruan Topi.

Nishani kundër Topit

Ish-presidenti Bamir Topi rrëfen se si Bujar Nishani, të cilin e kishte futur në politikë, i doli kundër, duke i kërkuar që të tërhiqte kandidaturën si presidentin në 2007, gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar. “Takimi po zhvillohej në kushtet e një tensioni në rritje dhe ishte përgatitur mirë nga kryeministri, i cili kësaj radhe vendosi të mos fjalë vetë, por të hedhë në sulm dy njerëz me tipologji të ndryshme, por të gatshëm për t’u përdorur. I pari e mori fjalën Genc Ruli, një mik i vjetër nga koha e gjimnazit, politikan, intelektual dhe qytetar, nga i cili nuk e prisja që të ngrihej dhe të më bënte thirrje për tërheqje në emër të interesave politike të qeverisë. I dyti ngrihet ministri i Brendshëm i Berishës, Bujar Nishani, sikurse e kemi thënë, njeri i futur në politikë nga unë, ish-oficer, intelektual mediokër dhe servil i Sali Berishës. Edhe ky filloi të moralizonte për tërheqja, duke më kthyer në atmosferën e mbledhjeve të viteve ’70, kur klasa punëtore demonizonte intelektualët dhe i dënonte për shfaqje të huaja. Një inskenim i shëmtuar, a thua se këta kishin ardhur të vetëm në pushtet dhe duhej ta administronin atë si të donin. Sa për dijeni, në zgjedhjet politike të 2005 unë kisha qenë njeriu më i votuar. Pasi dëgjova thirrjet e tyre, mora fjalën dhe pasi kam bërë një profil antropologjik dhe politik të dy propozuesve, kam analizuar situatën politike dhe marrëdhëniet në PD, të tradhtuara nga pabesia e diabolizimi i Sali Berishës, i cili kishte ardhur në pushtet me kontributin e të gjithëve, përfshirë edhe mua. Unë thash se ai kërkonte që të zgjedhurit të ishin vetëm miratues pa fjalë të qëllimeve të tij, për të skllavëruar të gjithë piramidën e shtetit me njerëz pa emër dhe profil politik, me kusht që të vendoseshin nën urdhrat e tij. Berisha e kishe demonstruar këtë gjatë gjithë historisë së pushtetit të tij autokrat, me mendësi të një lideri komunist. Mbledhja përfundoi pa rezultat, duke e thelluar më shumë krizën”, shkruan Topi.

Nishani

Bujar Nishani ishte thjeshtë një punonjës karburanti kur Bamir Topi e futi në politikë dhe e takoi për herë të parë me Sali Berishën. Berisha nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë emrin e tij, deri kur ia propozon për herë të parë Topi si kandidat për të zëvendësuar Shaban Meminë si sekretar të degës së PD së Tiranës.

Topi

“Të nesërmen, së bashku me Kujtim Merepezën u nisëm drejt Durrësit dhe në një pikë karburanti pranë Konvaleshencës së Ministrisë së Mbrojtjes tek Shkëmbi i Kavajës, shikoj dikë që po furnizonte me karburant një autobus që shkonte drejt jugut”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • azgani: 22/05/2019 15:33

    ky topi duket nje njeri me plote nxhyra-tradhtar i shqiperis thjesht duket.

    Përgjigju
  • BiTi: 17/05/2019 17:12

    Cfare do thoni me kete,qe ai ju duhet tua dije per nder ??? Po ju,kujt duhet tia dini Z.Topi?? Saliut?? It's all KARMA...remember

    Përgjigju
  • Tirana: 17/05/2019 16:05

    Turp turp perta ka shku shqipnija ku ashte sote me dhollj lloje meturinete.

    Përgjigju
  • Kopi: 17/05/2019 15:42

    Respekt per nishanin qe ka punu me mbajt familjen, si oficer I liruar. Hic respekt per ty e PD qe e denigron. Se u bo president e minister, me shume faj ke ti me shoket e tu politikane sesa Nishani. po kshu eshte kur I caktoni presidentat me rregull perjashtimi. Te flisje kur ishe president.

    Përgjigju
  • Syri Shqiponjes: 17/05/2019 15:37

    Bamir Topi eshte nje nga presidentet me te korruptuar e ordinere qe ka pasur ky vend.Flet mire per Ilir Meten tani po harron 99 te zezat qe ka thene ndaj tij e sidomos per zgjedhjet e 2001 kur ishet Kryeminister e beri baterdine ne ato zgjdhje dhe ketij zotrise ja shpetoi mandatin pikerisht besnkieria e Bujar Nishanit qe deshmoi nje integritet mjaft te larte ne pozicionin e Kryetarit te KZAZ.Ky e thote me ironi qe ishet punonjes karburanti por Bujar Nishani kishte mbaruar akademine suhtarake,kishte punuar ne ministrine e mbrojtjes e kualifikuar ne USA por rrethanat ashtu sikurse me mijera njerez i coi te punonin jashte profesionit por me ndershemeri.Gjithashtu genjen kur thote qe ja ka prezantu ky Saliut sepse Saliu e njihte shume me pare nepermjet nje ish gazetarit Astrit Nuri dhe thjeshet i coi gjerat ne emnyre et tille qe ta prezantonte Bamke qylollari ne pozicionin e sekretarit te Pd se Tiranes,detyre qe e ka bere me mjaft perkushtim e korrektesi te larte...

    Përgjigju
  • Tani: 17/05/2019 15:37

    ky qe fliste me heshtje, tani I tregon keto? Sa kot!

    Përgjigju
  • Kafsha: 17/05/2019 15:32

    Bamjaroja dhe Jarbamka!

    Përgjigju
  • shoku: 17/05/2019 14:26

    Po Bamirin kush e futi nga veteriner lopesh ne politike, edhe ky ka qene pjese e llumit e tani ben moralin e te tjereve, libri i tij nuk ka asnje vlere me historite qe tregon se i dine te gjithe pa qene nevoja te botohet, pse nuk flet ky per pasurine e tij dhe si e mori nga Berisha gjysmen e Tiranes apo si u be president, Berisha mund te jete 99 po nje gje e ka qe njerezit e afert qe i kane ngelur besnike nuk i ka hedhur poshte asnjehere.

    Përgjigju
  • Matufi: 17/05/2019 14:07

    O Bamir Topja je presidenti me kot qe ka pasur ndonjehere Shqiperia. Po sic duket e paske gjetur nje me tope se vetja dhe ua servire shqiptarve. Shtirja jote si njeri me integritetit te ben akoma me qesharak.

    Përgjigju
  • Toni: 17/05/2019 11:08

    Cfare skandali dhe cfare turpi! Nje servil dhe medioker arrin nga punonjes karburanti te behet president. Hahahahaha! Ah moj shqiperi e mjere

    Përgjigju
    • Mali: 17/05/2019 13:50

      Aaa mos i ngaterro gjerat. Bujar Nishani ka qene oficer ka kryer akademine ushtarake por rrethanat e kane bere te largohet apo e kane larguar pak rendesi ka. Cdo njeri qe ka familje punon sidomos ne nje ekonomi te rrenuar si ajo e 1997-2005. Ne rast se ka qene medioker eshte paaftesi edhe e atij qe e ka futur ne politike. Edhe nderi e ka nje skadence.

  • ETHEM LALAJ: 17/05/2019 10:47

    PO MESOJME GJERA TE REA NGA RREFEJA E B.TOPIT.DHE NE MALLAKASTRIOTET THEMI:"MIKUT ESHTE MIK NE TE KEQE E NE RREZIK.." POR SALIU E NISHAN PASKAN QENE "ARMIQ" TE B.TOPIT. -KY LIBER DUHET TE SHFRYTEZOHET NGA DREJTESIA (NESE DO BEHET)SIDOMOS PER 21 JANARIN. -NE PD KAM PASUR RESPEKT PER B.TOPIN DHE M.BREGUN,TE CILET NUK KAN NXJERR FLLIQESIRA NGA GOJA. -POR B.TOPI PO E REPRON ME LM RAMA KUR THOT" RAMA NE FUSHTA THOT QE TI MARRI PS TE GJITHE DEPUTETET E K/BASHKIAJET. " SIPAS TOPIT..RAMA DUHET TE THOT..BASHKIN X TA MARRI LULI E BASHKIN Y TA MARI BAMIRI..ETJ. .NESE RAMA I MERR TE GJITHA DO TE THOT SE ESHTE ME I MIRI DHE E DO POPULLI..NDAJ SALIU NUK E DO KM RAMA SE NUK FITON DOT ME,SE NUK VJEDH DOT VOTA SI NE 96,98,09,11,ETJ.KAQ E THJESHT ESHTE HISTORIA BABALE...!

    Përgjigju
  • Beni: 17/05/2019 10:45

    Mos u merrni me punen tek karburanti. Njeriu per buken e gojes ben cdo lloj sakrifice. Por qe Jar Nishani eshte njeri pa karakter dhe mosmirenjohes kete sdo laps e kalem..Eshte tipiku i kamaleonit qe pershtatet kudo..

    Përgjigju
  • Ariu: 17/05/2019 09:43

    Hahaha, sa kom qesh. Kapterri sakat paska qen dhe roje karburanti. Qenka i papare Jari turi k.....

    Përgjigju
  • ljgfds: 17/05/2019 09:37

    Dmth prej teje e paskemi peshqesh jarin. Si s'e turp i here qe e pranon qe e ke marre nga rruga..

    Përgjigju
    • Fahrriu: 18/05/2019 03:04

      Hahahahahaha!

    • Berti: 17/05/2019 10:25

      Perse ti mendon se kane patur ndonjehere turp keta? Apo e di Bamken qe nuk e ka Damken e maskarait?

  • Jano: 17/05/2019 09:25

    Mos o zot Bujar Nishanin ke pro pozuar? Tani para meje bien kreditet e tua

    Përgjigju
  • xreport: 17/05/2019 08:42

    whatttttt punonjes karburantiii duket duket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar