Nga Prishtina, Tirana e Kukësi u bënë bashkë me Report Tv për të përshkuar me kajak një distancë rreth 45 kilometra drejt Fierzës.
Aida dhe Elton Dhefta, janë çifti bashkëshortor që kanë jetuar vite të tëra në Itali, aty ku edhe kanë mësuar dhe ushtruar sportin e kajakut. Sot janë pjesë e Federatës Shqiptare të Kanotazhit.
Thonë se Kukësi ka potenciale ujore që mund të shfrytëzohen për turizmin përgjatë gjithë vijës liqenore.