Teatri Kombëtar/ Presidenca kërkon pezullimin e çdo veprimi, 'Kushtetuesja' merr sot vendimin! Dervishaj: Kuvendi ndryshoi procedura që ligji të dukej si i ri

16 Qershor 2021, 12:52

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca e 3 për kërkesën e Presidentit Ilir Meta për çështjen e Teatrit Kombëtar, e cilësuar si antikushtetuese nga Presidenca. 

Presidenti Meta ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.