Temperaturat deri në 47 gradë i vënë ‘flakën’ Europës! Portugalia, Spanja e Franca në gjendje kritike nga zjarret! Deri tani mbi 300 viktima

16 Korrik 2022, 11:56

Numri i viktimave si pasojë e temperaturave të larta i ka kaluar 300 në Europë, ku një pjesë e madhe e vendeve po përballen me një nxehtësi ekstreme. Zjarret kanë pushtuar qindra mijëra hektarë tokë, duke bërë që disa rajone të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.