Temperaturat mbi 40 gradë, dyndje pushuesish për në plazhet e Ksamilit

23 Korrik 2022, 11:31

Temperaturat mbi 40 gradë celsius kanë bërë që qytetarët të shkojnë në plazh për tu qetësuar në fundjavë. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket se këtë të shtunë ka dyndje pushuesish në Ksamil, pavarësisht se çmimet e shezlongëve në Ksamil janë më të shtrenjtë se plazhet e tjera në jug.