‘Tempulli’/ Shiste drogë afër shkollave, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë

25 Tetor 2023, 11:22

Një 25-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste drogë afër shkollave. 25-vjeçari pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave të qytetit, kryesisht pranë universitetit.