Tension në ceremoninë e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi, përplasje mes protestuesve dhe policëve

5 Shtator 2021, 16:56

Ceremonia shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije në Manastirin e Cetinës u mbajt mes tensionesh dhe u zhvillua në praninë e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirio. Kjo gjë u prit plot tension nga kundërshtarët e Kishës Serbe në Malin e Zi të cilët ditën e djeshme organizuan një protestë.

Me thirrjen "Kjo nuk është Serbi!" dhe "Ky është Mali i Zi!", shumë nga protestuesit e kaluan natën në barriera mes raporteve se policia po dërgonte përforcime për të thyer bllokadën. Protestuesit, disa duke qëlluar me pistoleta në ajër, i vunë zjarrin gomave të makinave në njërën prej bllokadave, duke u përpjekur të parandalonin policinë të depërtonte.