Tensione në Kosovë, serbët në Veri kundërshtojnë aksionin kundër kontrabandës, hidhet gaz lotsjellës

13 Tetor 2021, 10:59 | Përditesimi i fundit: 2021-10-13 15:34:38

Ka sërish tensione në Veri të Kosovës. Qytetarët serbë po kundërshtojnë një aksion të sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave. Ky aksion, që ende po vazhdon është shtrirë në vende të ndryshme, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.