Tensione në veri të Kosovës/ Vritet polici, 2 të tjerë plagosen! Kurti: 30 të armatosur rëndë në Manastir, ekzekutohen 2 prej tyre pas shkëmbimit të zjarrit me policinë

24 Shtator 2023, 12:30 | Përditesimi i fundit: 2023-09-24 16:01:34

Tensionet janë rritur sërish në veri të Kosovës, ku një polic ka mbetur i vrarë si pasojë e një sulmi me armë në Leposaviç, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i plagosur. Nga kjo ngjarje e rëndë, ka humbur jetën efektivi Afrim Bunjaku, polic i Rendit me gradën rreshter, ndërsa i plagosuri është pjesëtar i Policisë Kufitare.