Tensione serioze në komunat me shumicë serbe në Kosovë, hedhin granata dore në Zveçan! Në Zubin Potok digjet një zyrë

25 Shtator 2021, 10:52 | Përditesimi i fundit: 2021-09-25 14:39:49

Jarinja dhe Bërnjaku, dy pikat kufitare në veri të Kosovës, për të gjashtën ditë vijojnë të jenë të bllokuara  nga protestuesit të cilët në disa vende kanë ngritur edhe barrier zhavorri. Në 2 prej komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës tensionet janë përshkallëzuar gjatë natës së kaluar.