Tensionet në Bosnjë, SHBA kërcënon serbët me sanksione! Blinken: Nëse dodik tërhiqet nga institucionet, reagojmë

17 Nëntor 2021, 16:30

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar sanksione sanksione kundër subjekteve që përpiqen të tërhiqen në mënyrë të njëanshme nga institucionet shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës, ose prishje të marrëveshjes. Deklarata ka ardhur nga sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, pas tensionimit të situatës në vend. Mesazhi duket se i është adresuar udhëheqësit serb të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili javët e fundit ka kërcënuar me ndarjen e Republikës Sërpska - entitet i banuar me shumicë serbe - nga pjesa tjetër e Bosnjës.