Tensionet në Kosovë po shuhen, Rama: Asgjë e re, secili me ‘fitoren’ e tij! Jo dakord me BE e SHBA që ‘bekuan’ barrikadat si mjete proteste paqësore

29 Dhjetor 2022, 20:29

‘Shfaqje’. Kështu e cilësoi kryeministri Edi Rama vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës, tërheqja e të cilave ka nisur që në mëngjesin e sotëm. Me nota ironie, kreu i qeverisë u ndal edhe tjetërsimi i termit ‘barrikada’, ku në këtë ‘revoltë’ u përdor si mjet proteste paqësore nga serbët.