Tensionet në veri, 8 senatorë letër Biden: Kosova të jetë prioritet, situata mund të përshkallëzohet

28 Qershor 2023, 18:21

Një angazhim më të madh të administratës amerikane në zgjidhjen e situatës në Kosovë kanë kërkuar një grup prej 8 senatorësh amerikanë, në një letër drejtuar Bidenit. Ata shkruajnë se në veçanti nga Kosova nuk ka reflektim, teksa bëjnë thirrje që të ketë më shumë presion diplomatik.