Tensionet në veri për targat, qeveria e Kosovës pas kërkesës së SHBA shtyn zbatimin e vendimit për reciprocitetin

1 Gusht 2022, 08:06

Qeveria e Kosovës vendosi pak para mesnatës së të dielës që të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe.