Tensionet në veri, Stoltenberg: Dëshmi se duhet prania e KFOR! Kosova e Serbia të vetëpërmbahen dhe të ulin tensionet

22 Qershor 2023, 17:44

Gjatë një takimi me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, sekretari i përgjithshëm i NATO-s foli për rëndësinë e pranisë së KFOR-it në veri të Kosovës. Jens Stoltenberg u bëri thirrje palëve që të vetëpërmbahen dhe të ulin tensionet.