Tensionet në veri të Kosovës, Demalia për Report Tv: Kurti duhet të jetë më realist, mendon se do bëjë Skënderbeun në Shqipëri

14 Qershor 2023, 21:04

Analisti Ilir Demalia ka komentuar në Report Tv situatën në veri të Kosovës, ku tre policë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Demalia thotë se Albin Kurti me qëndrimet e tij ka vënë në pozitë të vështirë ndërkombëtarët. Ai thekson se pa NATO nuk do të kishte  Kosovë.