Tensionet në veri të Kosovës, Escobar: Kemi marrë zotim nga Serbia që s'do t'i refuzojë zgjedhjet, në të kundërt do përballet me pasoja

18 Korrik 2023, 22:56

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ka marrë zotime që Serbia nuk do t’i kundërshtojë zgjedhjet e ardhshme në veri të Kosovës dhe se Serbia do të përballet me pasoja nëse vepron ndryshe.