Tensionet në veri të Kosovës, protestuesit serbë përplasen me KFOR, 25 ushtarë të plagosur! NATO: Sulmet të papranueshme

29 Maj 2023, 23:03

Pasditen e sotme disa ushtarë të KFOR në Kosovë, janë plagosur gjatë ndërhyrjes për të shpërndarë protestuesit serbë në Zveçan. NATO dënon sulmet e paprovokuara dhe kërkon të ndalen menjëherë. Pesë persona janë arrestuar për sulmet ndaj KFOR.