Tensioni Kosovë-Serbi, Escobar: Ata që refuzojnë partneritetin do të përballen me pasojat

16 Qershor 2023, 21:33

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se s’është me vend përdorimi i fjalës “sanksion”, kur është pyetur për masat që SHBA-ja mund të marr në rast se Kosova dhe Serbia nuk marrin vendime që do të çojnë në de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës.