Tentoi të fuste armë në Shqipëri nga Porti i Durrësit, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova! Kishte shotgun, 2167 fishekë dhe snajper në makinë

8 Dhjetor 2022, 20:56

Selman Lajçi nga Kosova, 53 vjeç, i cili jetonte në Zvicër është kapur me arsenal armësh në makinë në Durrës. Ai vinte me traget nga porti i Anconës, Itali dhe po futej në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit.