Tentoi të trafikonte nga Porti i Durrësit 10 piktura me vlerë 25 mijë euro, arrestohet shoferi i furgonit! Në kërkim 2 të tjerë

2 Maj 2025, 12:31 | Përditesimi: 2 Maj 2025, 12:31

Policia Kufitare ka goditur një rast të tentativës për trafikim të veprave të artit në Portin e Durrësit. Në pranga ka rënë Kasem Qato ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 2 persona tjerë.   

Nga kontrollet e kryera në furgon, efektivët kanë gjetur 10 piktura të padeklaruara, për të cilat 37-vjeçari nuk dispononte asnjë dokument që vërtetonte origjinën e tyre apo pronësinë mbi to.

Sipas informacionet nga blutë pikturat kapnin vlerën rreth 25 000 euro.

r.k./Shqiptarja.com