Një 68-vjeçar në Vaun e Dejës është arrestuar pasi tentoi që të vriste bashkëshorten e tij. Sipas policisë, dyshohet se Xhabir Hoxhaj për motive xhelozie ka qëlluar dy herë me çifte ndaj bashkëshortes për ta vrarë, e ka goditur me grushte në fytyrë dhe më pas e ka dëmtuar me xham në qafë dhe shpatull.
61-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj autorit rëndon akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë. Ndërkohë, është sekuestruar arma e gjahut, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.