TIRANË- Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, reagimi i qeverisë pas tërmetit është një shfaqje e shëmtuar, që po shfrytëzohet për propagandë nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij.
Ndonëse është vendosur theksi nga çdo sizmiolog se tërmetet nuk mund të parashikohen, për Nokën, qeveria duhet të kishte marra parasysh paralajmërimin e bërë nga presidenti Ilir Meta dhe duhet të kishin "përgatitur" qytetarët. Si ish-kreu i Emergjencave Civile, ai thotë se duhet të ishin parapërgatitur vendi për një tërmet të mundshëm, por pa e specifikuar si.I ftuar në Report Tv, në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" duke u ndalur tek lajmi i rremë i Syri.Net që përhapi panik në të gjithë vendin, Noka tha se gabime të tilla ndodhin në të gjithë botën. Ai u ndal të fliste edhe për çështjen Tahiri, ku zbërtheu kuptimin e frazës "Shefi i madh" të përdorur nga ish-ministri...sipas këndvështrimit të tij.