Tërmetet/ Inxhinieri në Report Tv: Ndërtesat pas viteve 2000 janë më të sigurta se ato parafabrikatë! Ja si mund të verifikoni nëse godina është e fortë

15 Shkurt 2023, 20:51 | Përditesimi i fundit: 2023-02-15 20:51:38

TIRANË- Është krijuar përshtypja se pallatet e bëra gjatë kohës së Enver Hoxhës, siç shumë kush i njeh, janë më të sigurta në rast të një tërmeti, por inxhinieri Dhimitër Papa thekson se ky është një perceptim i gabuar. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Papa tha se ndërtesat pas viteve 2000 janë më të sigurta për shkak se janë ndërtuar sipas standardeve të Bashkimit Europian.