Tërmetet në Siri e Turqi, shkon në mbi 46 mijë numri i viktimave! Operacionet e shpëtimit përfundojnë sot

19 Shkurt 2023, 17:39

13 ditë pasi tërmetet shkatërruese goditën Turqinë dhe Sirinë, më shumë se 46,000 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 84,000 ndërtesa ose janë dëmtuar. Ndërkohë ekipet e shpëtimit janë ende duke gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruar. Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat tre persona, përfshirë një fëmijë, 13 ditë pasi një tërmet masiv mori dhjetëra mijëra jetë.