Tërmeti/ Kryebashkiakja e Laçit në Report Tv: Ka përfunduar lagja me 500 apartamente, për ndërtimin e spitalit punohet me tre turne! Inxhinieri Beqaj: Po bëhet punë me cilësi për ndërtimet e reja

26 Nëntor 2021, 14:38

Majlinda Cara, kryetarja e bashkisë së Laçit, e cila tha se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta. Sa i përket ndërtimit të spitalit të Laçit, Cara tha se po vazhdojnë punimet, por për shkak të disa procedurave administrative nga Ministria e Shëndetësisë, u vonua nisja e ndërtimit. Për inxhinierin e ndërtimit, Gezim Beqaj, procesi i rindërtimit nuk ka të bëjë me shpejtësinë e mbarimit të ndërtesave, por më cilësinë e ndërtimit të tyre