Tërmeti me epiqendër në Klos, 12 shtëpi të dëmtuara! Banorët: E kaluam natën jashtë! Mehaj flet me Peleshin: FSK në gatishmëri

16 Janar 2023, 10:36 | Përditesimi i fundit: 2023-01-16 15:50:05

Pas tërmetit të mbrëmshëm me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në Klos, janë regjistruar pasgoditje deri në orët e para të mëngjesit. Që pas lëkundjes me magnitudë 4.7 ballë, janë regjistruar 8 pasgoditje, intensiteti i të cilave ka qenë në rënie të vazhdueshme.