Tërmeti në kufirin Turqi-Siri, Shqipëria me mision solidariteti në ndihmë të operacioneve të kërkim-shpëtimit

8 Shkurt 2023, 08:28

Qeveria shqiptare i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë, pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që shkaktoi viktima të shumta, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme.