Terror në Sarandë/ I vihet bomba hotelit në shëtitore, rrafshohet godina! Disa të shoqëruar! Dëme në biznese e banesa! Ortakët në gjyq për pronësinë prej 2002

13 Shkurt 2023, 14:54

Një ngjarje e rëndë që i ngjan një atentati ka tronditur qytetin e Sarandës, ku është rrafshuar me lëndë plasëse një prej hoteleve më të vjetra që ndodhej shumë pranë shëtitores. Bëhet fjalë për hotel ‘Bizanti’ që ka 3 bashkëpronarë, Dhimitër Evangjeliu, Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka që janë në proces gjyqësor me njëri-tjetrin për pronësinë që prej vitit 2002. Nuk raportohet për të lënduar.