Tetori Rozë/ Ministrja e Shëndetësisë ndan lajmin e mirë: Nga 1 Nëntori do të kryhet vaksina HPV

22 Tetor 2022, 12:56 | Përditesimi i fundit: 2022-10-22 15:29:43

Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, është organizuar “Pink-Talk”, një aktivitet i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me pjesëmarrjen e Ministres Ogerta Manastirliu, grave që e kanë fituar betejën me kancerin e gjirit, mjekëve, ekspertëve të fushave të ndryshme. Gjatë fjalës së saj, Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se duke filluar nga data 1 nëntor në kalendarin kombëtar të vaksinimit do të përfshihet kryerja e vaksinës HPV.