Muaji tetor i cili cilësohët edhe si tetori rozë, është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për veten duke bërë mamografinë.
Për të gjitha gratë dhe vajzat që ende s’kanë bërë një mamografi, tashmë atë mund ta bëjnë në spitalin rajonal në vendbanimin në të cilin ato jetojnë.