Teuta tregon pse futbolli s'parashikohet, përmbys 2-3 Dinamon dhe detyron Di Biagion të dorëhiqet! Kukësi mposht me një gol Laçin

23 Tetor 2023, 12:11

Superliga shqiptare e futbollit është në javën e nëntë. Këtë të dielë gjithçka nisi në orën 14:00, me Kukësin që fitoi 1-0 në shtëpi kundër Laçit. Një gol i Abdu në minutën e 63 të ndeshjes vendosi përballjen. Në 17:00 Teuta përmbysi 2-3 Dinamon në Elbasan, në një ndeshje të denjë për një "romancë futbolli". Trajneri i Dinamos, Luigi Di Biagio paraqiti dorëheqjen pas humbjes.