Thahet rezervuari i Kurjanit, tokat mbeten pa vaditje! Shqetësuese, me tharjen e rezervuarit ngordhin peshqit

9 Gusht 2022, 17:16

I mbetur në nivelin minimal të kufirit të 3 metrave, rezervuari i Kurjanit në Roskovec të Fierit po thahet duke rrezikuar tokat e fermerëve në fshatra përreth. Uji i rezervuarit përdoret nga fermerët e zonës, ndërsa Bashkia thotë se i ka bërë kërkesë Minsitrisë së Bujqësisë për të ndërtuar stacione pompimi.