Thellohet ngërçi! Pak shpresa për heqjen e vetos ndaj Shkupit, analisti Panchev për Report Tv: Qeveria bullgare po bie

8 Qershor 2022, 21:01

Një prej partive në koalicion me qeverinë bullgare është tërhequr, ku tre ministra të partisë populiste u larguan nga qeveria. Analisti Anton Panchev në lidhje për Report Tv tha se qeveria bullgare mund të bjerë.

“Ndoshta qeveria bullgare do të bjerë. Ne e dimë se është e përbërë nga katër parti koalicioni qeverisës, por sot njëra prej partive i ka tërhequr ministrat e vet. Qeveria mund të bjerë dhe kjo situatë dominon politikën e brendshme, por edhe të jashtme bullgare”, tha Panchev.