Thellohet skandali i Postës së Durrësit/ Burri i ish-drejtoreshës ‘gjobë’ punonjësve të filialit: 250 euro çdo muaj ose ikni nga puna! Fetah Mataj vihet në pranga

5 Tetor, 19:01 | Përditesimi: 5 Tetor, 19:01

Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj dyshohet se përvetësoi 700 mijë euro të destinuara për pensionet. Bashkëshorti i saj dyshohet se u merrte punonjëseve 250 euro në muaj për të mos i larguar nga puna te Posta. Dy muaj pas arrestimit të Elisabeta Matajt, ai u promovua si Shef për Evadimin e Mbetjeve Urbane. I biri një ditë më parë dhunoi me grushte policin. 

E.H/Shqiptarja.com