Theu rekord kombëtar në kategorinë gjysmë maratonë, Luiza Gega për Report Tv: Nuk isha përgatitur, por trajneri më motivoi

23 Tetor 2022, 11:59

Luiza Gega në një intervistë për Report Tv ja rrëfyer emocionet pas garës së mbajtur në Maratonën e Tiranës, ku theu rekord kombëtar në gjysmë maratonën. Për gazetaren Ledina Jakimi, Gega tha se ishte pak skeptike kur u fut në garë nëse do të arrinte të ishte fituese, por ajo ja doli. Emocioni më i madh, Luiza Gega u shpreh se i vjen nga urimet që merr nga qytetarët të cilët presin prej saj gjithnjë e më shumë.